Aktori i njohur shqiptar ndahet nga bashkëshortja pas 20 vitesh martesë

Xing

E Martë 6 Mars 2018, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktori shqiptar i "Jeta sipas Xhimit", Xhim Belushi divorcohet nga bashkëshortja, është ky lajmi që ka pushtuar që dje mediat botërore. 

Xhim dhe Jennifer Sloan i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 20 vitesh dhe dje kanë firmosur letrat e divorcit.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Jamison dhe djalin Jared ndërsa ky është divorci i tretë për Xhim Belushin.

Aktori shqiptar 63-vjeçar ka qenë i martuar për 8 vite me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë Robertin.

Ndërsa martesa me aktoren Marjorie Bransfiel zgjati vetëm dy vjet.

Martesa me Jennifer Sloan ishte më e gjata dhe çiftin shiheshin gjithnjë të lumtur bashkë. Ata nuk e kanë bërë ende të ditur shkakun e ndarjes.

Këshilla për Marketingun