Quajti babain 'bastard'? Shpërthen Ermal Meta: Po gaboni rëndë, ja për kë e kisha

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Prej disa ditësh Ermal Meta ka qenë në vëmendjen e mediave jo vetëm për fitoren në "Sanremo", por edhe për deklaratat e tij se babai e ka dhunuar në fëmijëri. Madje edhe në intervistën e tij të fundit, u tha se fjalën "bastard", këngëtari e kishte për babain.

"Kur këndova për herë të parë refrenin [e këngës ‘Non mi avete fatto niente’, më vinte të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë’, rrëfeu në intervistën e tij të fundit Meta.

Por me anë të një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme Ermal Meta ka reaguar lidhur me lajmet që janë bërë së fundmi duke sqaruar se kur tha "bastard", nuk përmendi asnjë emër dhe se kënga e tij është kundër terrorizmit, asgjë më shumë.

"Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen", shkruan Ermal Meta.

Këshilla për Marketingun