'Jam e dehur në dashuri', Eni Koçi e pranon më në fund

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Eni Koçi është një nga vajzat e showbizit më të komentuara për jetën private dhe që prej vitit të kaluar, lidhja e saj me Genc Prelvukajn ka qenë në qendër të vëmendjes së medias.

Të pyetur nëpër intervista dyshja gjithnjë e kanë mohuar të kenë qenë bashkë duke u deklaruar beqarë, ndërsa fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Sot më në fund Eni e ka deklaruar hapur se është e dashuruar. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke kënduar dhe shkruan "E dehur në dashuri, po ju jeni?", i pyet ajo fansat.

Këshilla për Marketingun