“Motra ime, do jesh gjithmonë pjesë e imja”: Kryemadhi përlot pas humbjes së madhe në LSI

Xing

E Martë 6 Shkurt 2018, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Mëngjesin e sotëm, është ndarë nga jeta anëtarja e LSI-së dhe ish-kryetarja e njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat, Luzhiana Abazi.

Si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, Abazi, e cila ishte një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme në moshën 47-vjeçare.

 Dhembjen për vdekjen e saj e ka shprehur në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka qenë dhe mikeshë e së ndjerës.

“Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush.”-ka shkruar në Facebook Kryemadhi, dukshëm e rënduar emocionalisht.

Këshilla për Marketingun