Këngëtari shqiptar çmend vajzat: 'Di të këndoj, di të gatuaj, rezultatet i shihni nën çarçaf'

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pasi i bëri të gjithë për vete me baladën "Romantic", këngë e cila fitoi një sukses të jashtëzakonshëm, tani këngëtari shqiptar me famë botërore Albert Stanaj, po i çmend vajzat me postimin e fundit.

Stanaj ka publikuar një foto ku shfaqet në kuzhinë duke gatuar, duke habitur jo vetëm me këtë foto, pasi e shohim gjithnjë në skenë duke kënduar, por ka habitur edhe me përshkrimin që ka vendosur.

"Shokë dy këshilla: 1. Mësoni si të gatuan. 2. Mësoni si të këndoni. Rezultatet i shihni nën çarçafë", shkruan Stanaj.

Kjo foto ka ngjallur menjëherë reagimin e fansave, sidomos atyre femra, shumë prej të cilave i shkruajnë këngëtarit: "Martohu me mua".

Këshilla për Marketingun