U tha se do drejtojë 'Top Story', flet për herë të parë Sonila Meço

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pas largimit të gazetarit Sokol Balla nga "Top Story" u përfol se këtë emision politik do ta drejtojë gazetarja Sonila Meço e cila është tërhequr nga televizioni para më shumë se dy vitesh me mbylljen e Agon Channel.

Lidhur me lajmet për rikthimin e saj, Sonila ka folur për herë të parë sot. Me një status të postuar në Facebook, gazetarja e njohur ka lënë të kuptohet se nuk do e shohim në Top Channel.

"Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend. 
Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi", shkruan Meço.

Këshilla për Marketingun