Stresi flet për dasmën dhe familjen: ‘Fëmijët e mi nuk e kanë të ardhmen në Shqipëri’

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Jemi mësuar ta shohim si reperin “Bad Boy” që herë pas here e fut veten në telashe. Por dashuria duyket se e ka transformuar tërësisht Stresin, i cili duket se tashmë është bërë një person tjetër.

Qëkurse është bërë publike lidhja e tij me të dashurën Kejsi, Stresi duket gjithnjë e më i përkushtuar ndaj jetës familjare dhe së fundmi, i ftuar në emisionin “Pasditja ime” në rubrikën “Lart e Poshtë”, reperi foli edhe në lidhje me këtë çështje.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ndalonte së bëri muzikë, Stresi u përgjigj: “Nëse nuk më muzikë, do të bëj kalamaj. Por fëmijët e mi nuk do ta kenë të ardhmen në Shqipëri.”

Reperi gjithashtu foli edhe për dasmën e tij potenciale të shumëpërfolur dhe planin për t’u martuar me Kejsin në Santorini, larg syve të medias.

“Varet, dëshira është e madhe po nuk flas dot para kohe!”-u shpreh Stresi, duke shtuar më tej se prindërit e tij e kanë pritur shumë mirë këtë shndërrim që ai ka pësuar.

Këshilla për Marketingun