13-vjeçarja nga Lezha paditi të dashurin: Ekspertiza bën zbulimin tronditës

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Prokuroria e Lezhës ka nxjerrë një urdhërndalim për një 24-vjeçar me iniciale E.G., i cili bashkëjetonte me një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.G.

E mitura e ka paditur 24-vjeçarin për dhunë psikologjike në polici, por shkak për urdhërndalimin e menjëhershëm ndaj tij janë bërë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, që kanë zbuluar se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, e cila është shtatzënë.

E mitura tashmë ka një urdhër mbrojtjeje dhe është nën kujdesin e psikologëve, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim. Sipas A.G., ajo është e dashuruar me të riun dhe ka bashkëjetuar me të me vullnet të plotë dhe me dijeni të familjes së saj.

Megjithatë, dëshmia e saj nuk e liron nga akuza për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur 24-vjeçarin E.G., i cili rrezikon dënimin me 7 deri në 15 vite burg.

Këshilla për Marketingun