Harrojeni Marinën, ja kush do e prezantojë në të vërtet reality show-n 'Ferma'

Xing

E Mërkurë 10 Janar 2018, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se reality show-n "Ferma" që pritet të fillojë së shpejti në TV Klan, do e prezantojë Marina Vjollca e cila sapo ka përfunduar edhe spektaklin "C'est la vie".

Por burime për "Xing.al" bëjnë të ditur se këtë reality show në të vërtet do e prezantojë moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu.

Vejsiu pritet ta moderojë "Ferma" pas spektaklit për fëmijë "Në kurthin e Piter Pan" i cili fillon muajin tjetër. 

Reality show "Ferma" mbledh bashkë 12 VIP-a për të jetuar në një fermë. Konkurrentët duhet të punojnë si një fermer, të mjelin lopët, të rrisin pulat, të mbjellin fruta e perime etj. Ardhja e këtij formati në Shqipëri është konfirmuar nga Aleksandër Frangaj në një dokumentar pak muaj më parë.

Këshilla për Marketingun