London Noor feston ditëlindjen, Lori Hoxha zbulon pamjet mahnitëse nga festa

Xing

E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

London Noor erdhi në jetë më 13 dhjetor 2016 dhe sot ai feston ditëlindjen e tij të parë. Sara dhe Ledioni çdo muaj të këtij viti kanë festuar për ardhjen në jetë të London Noor, por sigurisht që 1-vjetori do të ishte më i veçantë.

Sara ka vendosur që për ditëlindjen e djalit tortën ta përgatisë vetë. Ajo ka postuar një foto mbrëmë pa arritur ora 00:00 dhe shkruan: "Torta e ditëlindjes në orët e vona të natës".

Ndërsa një pamje mahnitëse nga ambienti i dekoruar për festën që do mbahet për të voglin London Noor, e ka zbuluar tezja e tij, Lori e cila është edhe e para që e ka uruar publikisht.

"Gëzuar ditëlindjen zemrës dhe shpirtit tim. Të dua Londonush! Ti më bën më të lumturën", shkruan Lori.

 

Këshilla për Marketingun