Horoskop, 10 Mars 2022, 12:26

Këto 4 shenja horoskopi do përballen me vështirësi paralajmëron Meri

XING

Këto 4 shenja horoskopi do përballen me vështirësi

Sot e Enjte dhe eshte Dite e Jupiterit. Pozicioni ne Peshk i Jupiterit sot nuk ndihmohet nga Hena ne Binjak qe sjell lajme ne ajer dhe ndryshon ne cdo moment drejtimin e situatave. Vetem Saturni ne Ujor do mbetet guri i shpreses apo i stabilitetit qe gjerat te mos marrin drejtim te papercaktuar. Gjithsesi shenjat si Shigjetaret, Binjaket, Virgjereshet, dhe Peshqit do ta kene pak me te veshtire stabilitetin.

Dashi
Mos kerkoni te hapni rruge te re ne diten e sotme por te vazhdoni aty ku ndjeni siguri dhe jeni perballur keto dy vitet e fundit. Jo cdo plan joshes eshte i duhuri sot.

Demi
Jemi ne nje dite ku dikush nga miqte tuaj do ju ndikoj negativisht ne ceshtjet ekonomike dhe mund te beni preh e nje humbjeje apo nje zhgenjimi te madh.

Binjaket
Keni dy mundesi sot para vetes suaj. Njera eshte e sakta dhe e duhura qe ju con ne sukses, kurse tjetra do ju coj ne zhgenjim. Do jete zgjedhje personale kjo per ju.

Gaforrja
Nje ndikim nga jashte vendit ju kthehet kunder dhe ju destabilizon ne planet tuaja ne lidhje me punen dhe te ardhmen. Vetem dikush pak i madh ne moshe dhe me pervoj mund t'ju ndihmoj sot.

Luani
Dite e kendshme kjo per ju pasi do jeni shume te kujdesshem si rezultat i koheve te keqija qe keni kaluar, qe te mos bini preh e nje zhgenjimi ne ekonomi.

Virgjeresha
Ju duhet pak informacion dhe drejtim i cili do rezultoj shume i suksesshem nese nuk merrni vendime te nisur nga nje pasion apo ndikim i cili nuk dihet ku e ka bazen sidomos ne bashkepunime dhe ne martese.

Peshorja
Dite e rendesishme kjo per ju ne aspektin erotik ku do vendosni te qendroni me dike qe ju jep siguri dhe te mos pranoni dike qe ka ardhur me shume zhurme apo joshje fatale per ju.

Akrepi
Dashuria duket sikur nuk eshte ne diten e saj te mire pasi i paraprin dikush qe ka me shume garanci dhe korrektesi duke ju lene nje romance ne mes e cila mund t'ju zhgenjente por qe kishte ngjyra fantastike.

Shigjetari
Hena perball jush ne Binjak ju ngacmon nervin dhe ju fut ne dilema persa i perket nje ceshtje familjare e cila mesa duket ju ka vjedhur kohe dhe energji. Duhet te merreni me planet tuaja personale.

Bricjapi
Puna do kete paqendrueshmeri sot dhe nese doni ta rregulloni qe te mos shkas nga duart duhet te vini autoritetin tuaj ne vend dhe jo te shkoni sa andej ketej.

Ujori
Dite e rendesishme per ju pasi keni mundesi te rregulloni nje ceshtje te rendesishsme ligjore apo te ndermerni nje inisitive ne jeten personale. Sot duhet t'i perkushtoheni dikujt qe ka dhene prova ne jeten tuaj.

Peshqit
Dite e cila ju fut ne kurthin e nje ndryshimi apo nje ideali qe nuk ekziston por vetem ka bere qe ju ne mendjen tuaj te luftoni me mullinjte me ere per momentin.