Horoskop, 1 Tetor 2021, 23:49

Karrierë, para, dashuri, Meri zbulon ç'do t'ju ndodhë gjatë Tetorit sipas shenjës së horoskopit

XING

Karrierë, para, dashuri, Meri zbulon ç'do t'ju ndodhë

Si çdo fillim muaji, Meri Shehu dha parashikimin e shenjave gjatë muajit Tetor e ftuar tek "Rudina". Shenjat në këtë muaj do të ndikohen nga prapavija e Mërkurit që për disa prej tyre do të jetë pozitive e të tjera do t’i bllokoj. Deri në datën 18 Tetor, duhet të jeni të vëmendshëm ndaj hapave që do të merrni. Muaji Tetor është i përkushtuar kryesisht pas dashurisë, zgjerimit të vetes dhe investimeve që sjellin përfitime të mira financiare, tha Meri.

Astrologia bëri dhe renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat.

12. Dashi - Dashët do ta kenë muajin më pikant Tetorin, do të ndikohen shumë nga Mërkuri i kundërt kështu që të gjitha llojet e marrëdhënieve do t’i prekin, marrëdhëniet në çift, bashkëpunimet, kontratat, marrëveshjet, do të jetë një periudhë pak e pastabilizuar dhe konfuze deri në datën 18. Duhet ta marrin shtruar, jo fillime të reja, jo martesa të reja dhe jo ndarje, të paktën deri në datën 18 sepse mund të keqkuptohen.

11. Bricjapi - Bricjapi do preket nga Mërkuri i kundërt në çështjet e karrierës, ligjit dhe marrëdhënieve me eprorët. Duhet të kenë shumë kujdes të paktën deri në datën 18 sepse shumë Bricjapë që i kanë të paqarta këto marrëdhënie, do të kenë probleme, divergjenca, humbje pune ose probleme me shkresurina, eprorë, njerëz të fuqishëm dhe mund të jetë një periudhë që ata mund të gjenden konfuzë dhe të konfuzojnë të tjerët. Me marrëdhëniet në çift nuk është ndonjë periudhë e mirë.

10. Demi - Mërkuri i kundërt do t’iu sjellë probleme me punën e përditshme, të paktën deri në datën 18, si probleme me udhëtimet e punës, ndryshimet në të, probleme në marrëdhëniet me njerëz me të cilët punojnë, që mund të reflektohen në çështje shëndetësore e emocionale të tyre. Në datën 20, Hëna e plotë i ngarkon shumë emocionalisht dhe i bën delikatë në çështjet e shëndetit ose ëndrrat e tyre. Këtë Tetor duhet të jenë më të qetë, të tërhequr dhe të mos marrin vrull. Në datën 6 mund të kenë një sekuencë të mirë, një lajm të mirë ose një fillim për një çlirim nga pengesat që duhet ta shohin me qetësi dhe do të marrin mesazhin e mirë për nisjen e disa projekteve.

9. Binjakët - Pas datës 7, fillojnë të marrin një energji, por stafetën e marrëdhënieve të tyre e marrin bashkëpunëtorët ose partneri në rastin e çifteve. Mund të kenë lidhje të mira që shkojnë deri në martesa, bashkëpunime të mira, por gjithmonë mbeten në paqartësinë e kushteve të bilanceve ekonomike dhe kërkesave që partnerët e tyre mund të kenë ndaj Binjakëve. Në jetën sociale do të kenë një lajm të mirë rreth datës 20. Pas kësaj date, çlirohen në çështjet ligjore dhe planet e tyre marrin përparësi.

8. Akrepi - Mërkuri i kundërt bën që projektet, ëndrrat dhe gjërat që Akrepët duan të realizojnë i mban pak të mbyllura, jo të deklaruara dhe i konfuzon. Duhet të jenë të vëmendshëm deri në datën 18 kur të çlirohet Mërkuri i kundërt dhe të fillojnë projektet, ëndrrat, fantazitë, romancat e tyre të marrin një drejtim sa më të mirë. Nga ana ekonomike, nis një përparësi e mirë nga data 7.

7. Gaforrja - Do të merret me çështjet familjare, keqkuptimet, shpërngulje ose rregullime në shtëpi që do t’i bëjnë konfuzë deri në datën 18 Tetor. Në lidhje me karrierën, marrin një hov dhe mbyllet një cikël i rëndësishëm në datën 20 dhe do të marrin shumë shkëlqim, paga e tyre mund të rritet. Pas këtij cikli, duhet të nisin një cikël të ri marrëdhëniesh pune, të mjaftohen me të ose të rrinë në vend.

6. Peshqit - Një muaj i rëndësishëm e i bukur, por do të kenë ngritje të rëndësishme në familje, investime e biznese, që pas datës 7 marrin rëndësi të madhe, por edhe me kontaktet jashtë. Nëse një person i kësaj shenje dëshiron të bëjë biznes apo të bashkëpunojë me dikë të afërt, kjo bëhet shumë e rëndësishme pas kësaj date dhe merr përparësi. Duhet të kenë kujdes në detyrimet ekonomike sepse do të jenë të paqarta dhe mund t’i bëjnë konfuzë, deri në datën 18. Ndërkohë, po përgatiten që në fund të vitit të realizohen planet e tyre pasi më pas nis viti i Peshqve.

5. Luani - Ndodhet në një pozicion të rëndësishëm sepse do të ballafaqohet me tradita dhe përballje më të respektuara. Do të hyjnë në sfida e veprimtari të vërteta që do t’i kënaqë edhe fitorja, edhe disfata. Këto do të nisin nga data 20 Tetor dhe do të vendosen përfundimisht pikat mbi “i” në aspektet kyçe. Duhet të kenë parasysh mesazhet që japin e marrin, të detajojnë mirë planet dhe bisedat e tyre sepse Mërkuri i kundërt shërben për të ekuilibruar mirë mendimet e tyre. Do të kenë keqkuptime sidomos me njerëz të afërt që mund të bëhen pengesë në ecurinë e punëve dhe të projekteve të tyre. Në punë intelektuale, nuk duhet të publikojnë gjëra dhe t’i quajnë si të përfunduara, të paktën deri në datën 18. Pra, duhet të mos dalin në përfundime të përcaktuara në projekte dhe opinione.

4. Virgjëresha - Është një nga momentet e tyre më të rëndësishme të shtrimit të bazës së tyre ekonomike. Nëse i marrin me korrektësi, detaje e kujdes investimet që mund të bëjnë dhe çështjet e tyre ekonomike, të paktën deri në datën 18 Tetor, mund të dalin në një periudhë të re, më të ndritur, më të fuqishme në anën financiare. Në datën 20, mund të kenë diskutime të rëndësishme me partnerë e bashkëpunëtorë për çështje trashëgimie e dhurimesh. Të gjitha çështjet me punën që kanë ngecur, nuk kanë ecur përpara apo nuk kanë marrë drejtimin e duhur, nisin të çlirohen. Virgjëreshat që kanë pasur probleme shëndetësore dhe nuk janë ndierë mirë, pas kësaj date gjejnë terapinë ose medikamentin e tyre. Blerje dhe investime të rëndësishme në marrëdhëniet familjare.

3. Peshorja - Po bëjnë gjithçka që është e mundur që të nxjerrin veten e tyre mirë, të nxjerrin projektet e duhura, të jenë në vendet e duhura, të kenë sjelljen e duhur dhe ekuilibrin që jeta e tyre të shkojë mirë. Në ditët e para, pavarësisht tyre, tonalitetin e kanë pasionet kështu që ato do të vendosin më shumë sesa e mira, rregulli dhe drejtësia që kërkojnë ato. Deri në datën 7 do ta humbin luftën me rregullin e tyre dhe kjo është një pikë e dobët për to. Një marrëdhënie me rëndësi nis të kompletohet deri në datën 20, por mund t’iu dalë përballë një kundërshtar i fuqishëm.

2. Ujori - Gjërat e pambaruara nisin të çlirohen dhe kanë dy muaj kohë për të ecur përpara. Mërkuri i kundërt iu pengon kontaktet me jashtë, rregullon çështjet e dokumentacioneve ose iu shtron rrugën për të ikur jashtë, por janë vendimmarrje që do të konfuzohen e do të rregullohen deri në datën 18. Një njohje shumë e mirë me jashtë pas datës 7, e cila do t’iu japë mundësi të reklamojnë punët dhe situatat e tyre

1. Shigjetari - Deri në datën 7 nuk do të jenë në vendin e parë. Shumë ndjenja, pasione e çështje mbeten të bllokuara, por pas kësaj date nisin të shpërthejnë. Shigjetarët do të marrin shumë mundësi, oferta, punë. Pas datës 20 shkëlqen dashuria, një dashuri me shikim të parë, por edhe një kompletim në të, shumë i rëndësishëm. Duhet të kenë kujdes me Mërkurin e kundër sepse i komplikon në marrëdhënie me miqtë, jetën sociale, por gjithsesi do të qetësohet pesha e tyre në këto marrëdhënie, do të dalë më e qartë pas datës 18. Është një muaj që mund ta shfrytëzojnë për dashuri, para e investime.