8 Maj 2020, 19:27

Karantinë alla shqiptarçe: 10 momentet e paharrueshme që shpërthyen rrjetin

XING

Karantinë alla shqiptarçe: 10 momentet e paharrueshme që

Për 2 muaj, Shqipëria u mbërthye nga koronavirusi dhe qytetarët u detyruan të qëndrojnë në karantinë për të shmangur përhapjen e virusit. Megjithatë karantina nuk i ndali qytetarët dhe pati raste kur u thyen rregullat. Dikush hapi biznesin dhe iu fsheh policisë, një tjetër ia mbathi me vrap kur u kap nga policia e një tjetër refuzoi të karantinohej duke kërcyer në mes të rrugës. “Xing.al” ju sjell në vazhdim momentet më qesharake gjatë karantinës që na kanë bërë të gjithëve të qeshim.

'Hape pak qepenin', policia kap mat qytetarët në lokal

Dosa prej biznesve iu dha urdhër të mbyllen, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit, por në një lokal i cili pamje të parë dukej si i mbyllur, policia gjeti qytetarë brenda. Qytetarët ishin fshehur njëri në tualet e tjetri poshtë banakut, për t'i shpëtuar policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Usain Bolt i karantinës

Video e një djali shumë të shkathët u bë virale pak kohë më parë. I riu theu karantinën dhe u kap nga policia. Në momentin kur po hipte në makinë e policisë, ai ia mbathi vrapit. Policët vrapuan ta kapnin, por i riu shqiptar dukej i paarritshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Polici i shkon për kontroll, qytetari kërcen në mes të rrugës

Një ngjarje për të qeshur ishte edhe ajo kur një qytetar kërcente në mes të rrugës, pa e vrarë aspak mendjen për karantinën apo koronavirusin. I riu shfaqej duke kërcyer nën tingujt e muzikës latine ne qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej. Qytetari dukej i pashqetësuar për praninë e policit i cili ia ndaloi performancën dhe e largoi nga “skena”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

 

Vlonjati që gjeti zgjidhjen epike për të larguar koronavirusin

Gjatë emisionit të  mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” një telefonues nga Vlora që i irrituar por dhe me batutë tha se e ka gjetur zgjidhjen dhe koronavirusi sipas tij largohet duke e sharë. “Thonë që pi raki nuk të zë , thonë që pi duhan nuk të zë por ta jap edhe unë një mendim, futi një të sharë si nga Vlora edhe ikën ai. Koronavirusi erdhi tek ne në Vlorë, ne e shamë dhe ai u tremb e iku”, tha qytetari.

“Prenotova një dhomë treshe, do fle sa në një krevat në tjetrin”

Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit deklarata e një nëne nga Burreli e cila për herë të parë kishte shkuar në Itali e për fat të keq qëlloi në periudhën e pandemisë. Në një intervistë për "Report TV", ajo u shpreh se nuk do të kthehet më kurrë atje dhe do të vetëkarantinohet në hotel. Nëna nga Burreli thase ka prenotuar një dhomë treshe, por nuk do të lejojë që të flejë me askënd teksa nuk ka ngurruar edhe të bëjë batutë. "Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s'kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më. Jam fry, të rrish atje mbyll. Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Ishim ngjitur aq fortë, nga 3 veta në sedilje. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër", tha nëna.

“Si e shqiptojnë të moshuarit koronavirusin”

Dy të moshuara i shkrinë të gjithë së qeshuri duke e shqiptuar koronavirusin “karavirus”. Njëra prej tyre u shpreh para kamerave se shkodranët nuk i gjen gjë dhe "karavirusi" i bie të ligëve, ndërsa tjetra shfaqej duke kërcyer në shtëpi.

“Eksperti”

Gjatë periudhës së pandemisë, ka bërë xhiron e rrjetit edhe video e një zotërie i cili shpjegon nivelin e vdekjes nga koronavirusi. Sipas tij në ‘200 veta, 600 vdesin nga koronavirusi’.“Koronavirusi nivelin e vdekjes e ka 3.4%. Domethënë në 100 veta, 3 veta e gjysmë, ose po e zëmë në 200 veta, 600 veta vdesin”, shprehet ai.

Morët vesh gjë ju?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

“Vjersha koronavirusit”

Një grua shqiptare që jeton në Itali solli humor me videon e saj ku tregonte si duhen larë duart. Zonja në video shfaqej duke larë duart teksa i shoqëronte veprimet e saj me një vjershë epike për koronavirusin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

“Kukafshehti me policinë”

Një rast i veçantë u filmua pak javë më parë në vendin tonë. Një qytetari që kishte thyer karantinën, për të mos u pikasur nga policia, fshihet pas një makine. I strukur anës makinës, qytetari priste të kalonin efektivët, për t’i shpëtuar gjobës.

 

“I vdiq babai, do shkoj ta uroj”

Një i moshuar në Fier nuk e mori parasysh rregullin e qeverisë për të mos dalë nga shtëpia e për më tepër kërkonte të shkonte në varrim. Ai u ndalua nga polica, të cilët i bënë të ditur se është e ndaluar të dalë nga shtëpia. “I vdiq baba atij, do shkoj ta uroj”, shprehej i moshuari ndërsa polici e sqaroi se në këto raste shkohet për të ngushëlluar./Xing.al