Horoskop, 25 Janar 2022, 12:20

Java më e rëndësishme e vitit, Meri zbulon ç'do ndodhë

XING

Java më e rëndësishme e vitit, Meri zbulon ç'do

Kjo jave do jete shume e rendesishme per vitin e ri qe kemi filluar. Sa me shume gjera te rregullojme edhe kete jave do arrijme te nivelohemi pastaj bukur me endrrat tona. Romantizmi na pret pas deres por ka nje labirinth per te gjetur deren dhe rrugen e duhur. Kjo jave do jete labirinthi i tere vitit ku sa me pak gabime te bejme aq me pak pasqyra te se shkuares do thyejme. Eshte ters ti thyes pasqyrat e se shkuares? Ndoshta por do ishte si nje humbje kujtese qe do na bente te ribenim te njetat gabime. Merkuri do jete i kundert ne Ujor dhe Aferdita do vazhdoj deri ne date 29 e kundert ne Bricjap. Ngrica do vazhdoj sado uje e kripe t'i hidhni marrdhenieve.

Dashi
Kjo jave do ju kujtoj qe jeta pervece kenaqesi do mund te jete edhe nje antagonizem per kryesi dhe karriere. Kjo jave perseri do kete kontradita ne jeten personale dhe nje ndryshim pune te papritur per ata qe kane pushtet.

Demi
Rremuja qe ekziston perreth jush mund te beje qe ju te duroni edhe keto dite derisa te rrembeni edhe ato gjera qe te tjeret mendojne se nuk i duan apo nuk jane te rendesishme. Koleksioni juaj do rezultoj i cmuar. Kujdes me shendetin dhe karrieren nga data 29 Janar.

Binjaket
Nje projekt pune vazhdon t'ju lodh dhe te kthehet mbrapsht apo te kerkohen me shume te dhena dhe informacion. Ekonomia do loz rol te rendesishme, por me shume ulje ngritje. Kujdes me shendetin ka rithime problemesh dhe paqartesi diagnozash.

Gaforrja
Eshte momenti me i keq per tu ndare apo per tu lidhur me dike ne cift. Por nese situatat nuk presin dhe ju nxitojne te pakten shtyjini deri pas dates 29 te gjitha vendimet e rendesishme. Nuk ka qetesi ne marrdheniet tuaja ne pergjithesi.

Luani
Puna do jete si nje kuceder qe sa me shume i jepni aq me shume kerkesa ka dhe nuk ngopet me asgje qe ju i ofroni. Ose ndryshoni pune ose beni betejen vendimtare per te sqaruar rrethanat e veshtira. Kujdes me marredheniet personale ne pune.

Virgjeresha
Ken gjithe mundesine e botes te rregulloni gabimet dhe pozicionin tuaj sidomos ne ceshtjet sentimentale dhe erotike. Mos i permbani ndjenjat me shume se duhet dhe clironi sado pak mundesine per te zbukuruar veten.

Peshorja
Per ju familja do vazhdoje te jete pika me e forte dhe me e dobet ne te njejten kohe. Ceshtje qe lidhen me nje person qe keni patur lidhje te forte nuk ju lene akoma te dilni me te lire ne jeten tuaj private.

Akrepi
Per ju ka ardhur koha te jeni ne levizje. Duket sikur mesazhet tuaja kane mbetur diku ne nje pengese dhe nuk po percohen si duhet. Por do keni mundesine te merrni vrrullin dhe energjine t'i rregulloni.

Shigjetari
Keni nje impuls te forte persa i perket ceshtjeve ekonomike, por edhe per te bere shpenzime te cilat duken te vonuara ne kohe apo nuk i pergjigjen realitetit. Por mund te rregulloni defekte ne pamjen e jashtme. Rikthimi i nje femre nga e kaluara ju embelton.

Bricjapi
Mendohet se ju nuk doni te dorezoheni akoma dhe kjo periudhe perseri ju ve ne qender te vemendjes me Marsin ne shenjen tuaj. Ate qe nuk e zgjidhet me diplomaci e lajka do ta zgjidhni me force.

Ujori
Jeni ne nje kulm qe doni patjeter te merreni me punen por ne menyre shume intensive. Nje ceshtje ekonomike eshte bllokuar, por edhe nje marredhenie ne pune ju penalizon qe te ecni perpara.

Peshqit
Per ju mbeshtetja ka rendesi te madhe kete periudhe. Nese e keni gjetur ku do mbeshteteni zere se e keni kryer misionin tuaj. Ju rikthehet dikush nga e kaluara ne jeten personale.