Horoskop, 16 Nëntor 2021, 11:37

Java më e fuqishme e vitit, Meri zbulon ç'do ndodhë këto ditë

XING

Java më e fuqishme e vitit, Meri zbulon ç'do ndodhë

Kjo javë është një nga më të fuqishmet e nëntorit dhe të këtij viti që po kalojmë, shprehet astrologe Meri Shehu. Kjo ndodh pasi planetet e vegjël që kurdisin përditshmërinë tonë do përballen me planetet e mëdhenj që qëndrojne stoik në mesazhin dhe ndryshimet që duan të përcjellin tek ne. Përplasja e Uranit me gjithë planetet ne Akrep natyrisht që sjell ngjarje qe do mbahen mend sidomos ne fushen e sigurise ekonomike dhe personale. Por edhe kundërshtimi që bëjnë me Jupiterin në Ujor sjell shkëputje tektonike në sferën ligjore dhe sociale. Hëna e plotë në Dem në datë 19 i thotë mjaft vështirësive si një grusht i mbledhur, por që farën e shpërthimit e ka brenda dhe grushti që drejton më së shumti prish punë në përballje me realitetin e jashtëm.
Sidoqoftë nuk do mungojnë romancat, gëzimet dhe shijimet me të gjitha shqisat tona.

Dashi
kjo jave ju fton te organizoni jo vetem ndjenjat e brendshme dhe punet personale por edhe ato te jashtmet pra te dukshmet. Cdo gje fillon dhe mbaron me sigurine ekonomike dhe ate shpirterore. Do kaloni lumin e madh e te thelle te jetes tuaj

Demi
Cdo gje per martesen apo bashkepunimet dhe ne fund do kerkoni nje ngritje ne karriere. Por kjo vjen me kaq shume dallge dhe perplasje sa kur te mbrini ne destinacion do ju merren kembet dhe dridhen duart

Binjaket
Kujdes me punen dhe shendetin. Nje investim eshte me i madh sesa mund te perballoni pavaresisht se optimizmin e keni te madh. Po mund te themi se deshira per tu plotesuar shpirterisht do sjelle ndonje rrezatim erotik dhe ekonomik ne fund te javes

Gaforrja
Cdo gje eshte gati sipas planeteve pervec 'nuses'. Ajo do vonoje ose te vere kushte shume te forta perball jush. Ka mundesi te finalizoni nje mardhenie shumevjecare apo te martoheni me dike me te madh ne moshe se ju

Luani
E keni pare pisk punen dhe bashkepunimet aq sa nuk po duroni dot me. Nje oferte pune jo kaq me emer do pranohet nga ju pasi jeni te lodhur nga premtimet. Nje ceshtje pozicioni ne karriere do perflitet shume dhe ashper

Virgjeresha
Nese nuk e keni thene fjalen e fundit ne nje marredhenie personale te lodhshme atehere keni mundesi te favorizoheni. Por kujdes se mund te mbushet plot dhe te derdhet nga pakujdesia si te themi ju marrin sysh apo ju terheq nje magnet qe nuk do qetesi

Peshorja
Jemi aty ku duhet me ceshtjet e ndryshimeve te gjerave te pandryshuara deri tani sidmos ne ekonomi dhe dashuri. Ky ndryshim ju ekspozon por edhe ju zbukuron duke sjell nje apokalips ne ndergjegjen tuaj

Akrepi
Hena e plote ne Dem perball jush deshiron te fuse ne rrenje katrore ofertat qe ju japin apo deshirat tuaja por duke i kundershtuar apo duke i bere me te dukshme hapesirat qe duhet te permbushni. Shpresojme nje lidhje te mire apo nje bashkepunim por qe mbi krye i ri shpata e Demokleut si kriter per ndryshime te vazhdueshme

Shigjetari
Hena e plote ne Dem eshte e mire per ju per te shijuar perditshmerine edhe punen tuaj te plote dhe me gjera te bukura perreth. Por eshte edhe nje kerkese qe jeta juaj duhet te plotesohet me thelbesisht jo vetem me optimizem

Bricjapi
Pavaresisht sqarimeve dhe debateve qe do keni me te afermit apo te njohurit ne shoqeri e miqesi perseri ajo qe eshte e juaja do kthehet tek ju dhe do eklipsoj ndjenjat tuaja edhe nje here me forte. Do donit patjeter nje lidhje erotike te plote

Ujori
Do ju plotesohet nje deshire familjare e lidhur me ekonomine dhe begatine tuaj. Nje blerje e fuqishme apo nje trashegimi do ju surprizoj shume ne kete periudhe. Diku do shkelqej me drite te plote romanca dhe begatia brenda jush

Peshqit
Nje lajm i mire por qe i ve kapak dyshimeve dhe hamendesimeve tuaja do ndodh gjate kesaj jave. Nje udhetim perfundon me sukses dhe ju merrni ate qe deshironi ne kete periudhe antifatike dhe te paqendrueshme.