Horoskop, 6 Qershor 2022, 20:06

'Prisni surpriza', Meri jep lajme të mira për shenjat e horoskopit këtë javë

XING

'Prisni surpriza', Meri jep lajme të mira për shenjat e

Astrologia Meri Shehu e ftuar tek  “Rudina” në Tv Klan e cilësoi këtë javë ‘”të  përsosur”. Prej datës 3 Qershor ka përfunduar prapavija e Mërkurit, i cili ngadalësoi disi shenjat, por tani duket se gjërat ndodhen në rrugë të mbarë. Surprizat duket se do mbeten kryefjala e javës pasi asnjëra prej shenjave “nuk ka parë gjë akoma”.

Dashi – 5 yje - Hoqën një pengesë në çështjet ekonomike që iu erdhi për shkak të Mërkurit të kundërt. Takimi i Afërditës me Uranin do ndikojë në fushën erotike, por ata që janë në marrëdhënie të paqarta mund të kenë një surprizë, është një kombinim joshës.

Demi – 3 yje - Ishin në një vështirësi totale me Mërkurin e kundërt por tashmë ai ndodhet i drejtë, sërish në shenjën e tyre. Lidhet bukur me Plutonin, iu hapet jeta në disa drejtime, por Afërdita me Uranin nuk është surprizë e këndshme.

Binjakët – 3 yje - Janë çliruar nga një prapaskenë në lidhje me punën, çështje ekonomike ose erotike dhe do ecin përpara aty ku kishin ngecur në plane e projekte. Pasiguritë i kanë lënë pas.

Gaforrja – 4 yje - Do bëjnë aleanca e miqësi të reja, bashkëpunime të fuqishme, me njerëz të thellë që i shkojnë çështjeve deri në fund. Mund të hasin një pasiguri në çështje sentimentale.

Luani – 5 yje - Janë për të bërë zhurmë, festë, për t’u çliruar nga pasiguritë, do shpenzojnë para e do bien në sy. Shkëlqejnë tërësisht sepse do arrijnë të sigurojnë një marrëveshje të mirë pune dhe karriere që i vë në një pozicion më të qetë e të rehatshëm.

Virgjëresha – 4 yje - Është një nga periudhat e mira. Qëllimet tuaja shkojnë ku duhet. Finalizoni me sukses një projekt pune, çështja erotike shkon mirë. Thjesht një pasiguri për ata që nuk e kanë shumë kontekstin bazë apo të programuar që mund të çorientohen nga një surprizë e momentit dhe të hedhin në erë një projekt personal.

Peshorja - 4 yje - Më në fund stabilizohen në ekonomi e familje dhe peshorja e tyre nis të ekuilibrohet, ku mund të vënë edhe veten në relacion me të tjerët.

Akrepi – 2 yje - Urani dhe Afërdita janë përballë shenjës së tyre në Dem e kjo do i ndikojë duke qenë se është shenjë e qëndrueshme dhe do kenë një surprizë që mund të mos jetë shumë e këndshme në aspektin erotik, por edhe mund t’iu ndryshojë jetën për mirë. Asgjë nuk keni parë akoma.

Shigjetari – 3 yje - Rregullojnë shumë mirë potencialin, famën, emrin dhe shtrojnë një rrugë që do i nxjerrë ku duan.

Bricjapi – 5 yje - Si shenjë toke, janë shumë praktike dhe Mërkuri në Dem lidhet bukur me Plutonin në Bricjap që vë në rregull jetën e tyre të çorientuar.

Ujori – 4 yje - Le ta marrin fatin, por kujdes ata të 10-ditëshit të dytë, një joshje e papritur, një ekzaminim i fuqishëm ndjenjash. Iu pëlqen liria, pavarësia, distancat e të funksionojnë mirë në marrëdhënie të tilla.

Peshqit – 4 yje - Tashmë do jenë të lumtur që meritat ose vlerat e tyre do kuptohen, pranohen, aprovohen dhe do nisin një marrëdhënie të re të mirë.

Burimi: tvklan