4 Korrik 2022, 18:06

Horoskopi javor nga Meri/ Këto shenja kujdes me shpenzimet

XING

Horoskopi javor nga Meri/ Këto shenja kujdes me shpenzimet

Astrologe Meri ishte e ftuar sot tek "Rudina" për parashikimin e kësaj jave. Meri tha se të gjitha shenjat duhet të kenë kujdes shpenzimet teksa vlerësoi secilën shenjë me yje.

Planeti Mars do na bëjë të fusim e të nxjerrim dorën nga xhepi, pra do shpenzojmë, por do ndihmojë në veprim shenjat Dem, Ujor, Akrep, Luan.

Dashi - 3 yje - Do tentojë shumë për të rregulluar çështjet ekonomike, por shpenzimet do jenë sërish të mëdha dhe do ndjejnë një lloj presioni. Do kenë kontakte familjare shumë të mira dhe marrëveshje me biznese.

Demi - 2 yje - Do jenë në presion në çështjet ekonomike, do jenë pak xheloz duhet të jenë të vëmendshëm dhe të qetë, por Merkuri do i japë një tendencë të mirë atyre që merren me biznese.

Binjaket - 3 yje – Kanë akoma mundësi të njihen, të dalin, të flirtojnë, por të kenë kujdes çështjet shëndetësore. Kujdes çështjet e punës, një prapaskenë, një debat.

Gaforrja – 4 yje - Do shpenzojnë, por edhe do kenë miq që do i përkrahin në momente të vështira, më shumë do të shpenzojnë të tjerët për ta, do udhëtojnë më shumë këtë periudhë vere.

Luani – 2 yje – Planeti Mars i fut ne disa inate me njerëzit e familjes ose në një rrugë si pa krye, marrëdhëniet familjare do jenë pak të vështira, por sërish do dinë ta zgjidhin. Do jenë në një rang të mirë.

Virgjëresha -  3 yje - Do kenë një ekonomi të mirë, nëse bashkëpunojnë me Demat duhet te kenë kujdes sepse ata duan të marrin zotërimin dhe mund të bëjnë gabime.

Peshorja -  2 yje - Do kenë më shumë shpenzime këtë javë, do kenë dëshira të mëdha për të shpenzuar, do jenë gjithmonë të pakënaqur me gjërat që do shpenzojnë, por Mërkuri do i japi kontakte me jashtë.

Akrepi – 3 yje - Do bëhen më të shkathët, më zotërues, më sulmues, do flirtojnë, do marrin inisiativën, por do kenë një partner ose një bashkëpunëtor akoma më të fuqishëm prandaj kjo fuqi mund të ndezi shumë pasione, zjarre, por dhe shumë inate.

Shigjetari - 2 yje -  Do kenë problem me punën, do kenë vështirësi në komunikim, nje veprim i tyre do keqkuptohet, të kenë kujdes nga aksidentet mos të nxitojnë kur punojnë.

Bricjapi - 3 yje- Janë në një javë të mirë, por planeti Mars i thotë që duhet të vendosin kufij në një lidhje me jashtë, pra duhet t’i thonë stop kjo gjë duhet bërë dhe të dalin protagonist.

Ujori – 3 yje - do jenë shumë aktiv, por aktivitetin do e kenë më shumë në shtëpi pra jasht s’do jenë shumë aktiv. Në shtëpi do marrin më shumë role dhe do i bëjë mirë sepse kanë intuitën dhe forcën për të menaxhuar marrdhëniet familjare.

Peshqit - 3  yje - Duhet të jenë të kënaqur, mund të merrnin më shum yje, por nuk do përdorin ndjenjën, por logjikën në marrdhëniet personale dhe në punë. Do dalin nga vetja dhe kjo s’do japi rezultatet që prisnin./Xing.al