Horoskop, 16 Maj 2022, 19:22

Do marrim një mësim karmik: Horoskopi javor nga Meri

XING

Do marrim një mësim karmik: Horoskopi javor nga Meri

Meri Shehu e ftuar në “Rudina” në Tv Klan lajmëroi se kjo do jetë një javë me mësime karmike.

Meri Shehu: Astrologjikisht nuk i besoj shumë ritmit të kësaj jave sepse duam apo s’duam do marrim një mësim karmik të madh sepse Dielli në Dem bën një katërkëndësh me Saturnin në Ujor. Të gjithë do përplasemi diku dhe do vështirësohemi. Lidhja e mirë e Diellit me Neptunin nuk do lehtësojë shumë. Hëna e plotë në Akrep do ndikojë shumë në shenjat e qëndrueshme: Akrep, Dem, Ujor dhe Luan sepse do ndryshojë jetën e 10-ditëshit të dytë të tyre.

Dashi – 3 yje - Do ndeshen me çështjet ekonomike, do ketë një ndryshim dhe kthesë të madhe kësaj jave dhe duhet ta marrin me qetësi, sidomos detyrimet që kanë ndaj të tjerëve. Mërkuri i kundërt sjell pengesat në komunikim në jetën e përditshme, duhet të jenë më të saktë në marrjen e informacionit dhe një çështje ekonomike do rëndohet pak fuqishëm dhe duhet ta shohin me kujdes këtë javë.

Demi – 2 yje - Duhet të merren shumë me veten, të meditojnë, të çlodhen që të arrijnë disi të karikohen mirë. Katërkëndëshi i Diellit në shenjën e tyre me Saturnin sjell vështirësi personale, ligjore, pengesa në ecuritë e tyre dhe gjërat nuk po qartësohen mirë. Do kenë mbështetje nga miqtë dhe një dalje romantike nuk do bëjë keq.

Binjakët – 1 yll - Megjithëse do kenë një jetë sociale shumë të fuqishme, do kenë pak probleme me punën ose një disavantazh lidhur me të. Do kenë ca parandjenja të çuditshme dhe nuk do përshtaten dot me kërkesat e punës ku nuk do jenë kryesorët. Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i komplekson më shumë se sa duhet.

Gaforrja – 3 yje - Jupiteri ndodhet ku duhet lidhur me karrierën e martesën, por do penalizohen nga disa pengesa në çështjet ekonomike dhe paqartësi në fushën shpirtërore. Do kenë një marrëdhënie të vështirë me partnerin në çift nëse janë ndarë tashmë ose kanë bërë ceremonitë dhe në çështjet ekonomike nuk do ndihen mirë.

Luani – 2 yje - Megjithëse janë futur në një fazë shumë të mirë, këtë javë duhet të kenë kujdes sepse do kenë kundërshtime në një bashkëpunim, lidhjet në çift dhe çështjet ekonomike që marrin një lloj vështirësie këtë javë. Kjo do jetë e përkohshme dhe duhet të rregullojnë tullën e fundit para se të ngrenë majat.

Virgjëresha – 3 yje - Ka një rregullim të situatës sepse shkojnë më mirë atëherë kur situatat janë më të vështira sepse mobilizohen më shumë. Situata do jetë pak më e rreptë dhe do kenë sukses çështjet ekonomike. Do kenë armë të fortë parandjenjën për të parashikuar dhe për të parandaluar situata që mund t’i bënin keq. Vështirësitë ekonomike, në bashkëpunime dhe në jetën personale vazhdojnë edhe këtë javë.

Peshorja –  2 yje - Një nga shenjat me fat në këtë periudhë, por Hëna e plotë ka të bëjë direkt me ekonominë. Duhet të ndryshojnë diçka lidhur me të ose vihen përballë një investimi të madh që ndoshta nuk është në momentin e duhur. Një çështje ligjore nuk hapet ende si duhet.

Akrepi – 5 yje - Hëna e plotë në shenjën e tyre sjell madhështinë e ndjenjave, emocioneve, mundësinë për t’i parë gjërat më mirë pavarësisht se brenda vetes të ndryshon shumë gjëra. Ky ndryshim mund të jetë më i fortë se sa mund të mbajnë por do arrijnë të kapërcejnë edhe këtë situatë. Çështjet ekonomike dhe të punës mbeten në diskutim.

Shigjetari – 1 yll - Kanë hapur krahët për të fluturuar në dashuri. Hëna e plotë i penalizon psikologjikisht, i bën më të mbyllur, të frikësuar, duan shumë siguri për të vepruar. Por do kalojë shpejt.

Bricjapi – 3 yje - Do vazhdojnë mirë, sidomos në marrëdhëniet familjare, por nuk do jenë mirë në ekonomi dhe me të afërmit. Duhet të kthejnë detyrimet morale e ekonomike, por duan të hartojnë një plan. Nuk po e gjejnë dot veten në jetën sentimentale, ndaj nuk do jenë mirë as këtë javë.

Ujori – 2 yje - Disa gjëra që i shihnin si mbështetje  e pozitivitet në jetën e tyre do të tronditen. Hëna e plotë tregon që diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë patjetër në karrierë dhe jetën personale.

Peshqit – 4 yje - Do kenë një lloj mbrojtjeje për të vepruar. Do kenë dëshirë për të ndihmuar të tjerët dhe nuk do i shohin shumë të mëdha problemet e tyre. Do kalojnë një javë romantike dhe me zhvillime në aspektin ekonomik. Të kenë kujdes një çështje ligjore.