Bebet e karantinës: 8 çiftet VIP shqiptare që po bëhen prindër

Përgjatë ditëve të karantinës, përpos tensionit të shkaktuar nga Koronavirusi, kemi dëgjuar dhe shumë lajme të ëmbla. Disa çifte të njohura të Showbizit kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të parë apo për herë të dytë. Më poshtë po iu tregojmë VIP-at që do të bekohen me një fëmijë:
Klea Huta dhe Elgit Doda
Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë . Klea është në pritje të një djali dhe periudha e shtatzënisë është drejt fundit.
Ajo është treguar shumë aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente nga më të ëmblat, duke treguar përgatitjet si nënë për herë të parë. Klea dhe Elgiti e kanë menduar një emër për vogëlushit por nuk e kanë bërë ende të ditur.
Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi
Kompozitori Kledi Bahiti do të bëhet së shpejti baba për here të parë. Partnerja e tij, prezantuesja e sportit në RTSH, Pejana Elezi është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me një djalë. Lajmin e shtatzënisë e konfirmoi prezantuesja në ditëlindjen e Kledit.
"Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë", shkruante ajo mes të tjerash.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Vetëm pak ditë më parë, konkretisht me datë 7 Maj, në ditën e ditëlindjes së tyre të përbashkët, Arbana dhe Eduarti zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër. Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe në muajt e parë të shtatzënisë.
"Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im i ngushtë, ke zemrën time, së shpejti do bëhesh baba. Të dua", shkruante Arbana.
"Nëse është vajzë ta bëjmë regjisore, nëse është djalë, meqë jemi këtu te proçesi, ta bëjmë futbollist", është shprehur Eduarti, në një intervistë për "E diella Proces".
Vik Kraja dhe bashkëshortja e tij Amanda
Artisti i njohur shqiptar Vik Kraja do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dha bashkëshortja e tij, Amanda përmes postimeve në Instagram. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe ka zbuluar dhe gjininë e bebit. Dyshja do të bëhen prindër të një vajze.
Erion Isai dhe partnerja e tij
Në muajin Mars gjatë një interviste te "E diela shqiptare", Erion Isai zbuloi se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Ai do të bëhet sërish me një vajzë.
"Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar. Jam më i lumturi në botë që do bëhem sërish me vajzë. Nuk jam si ata që duan patjetër djalë. Jam i bekuar që kam vajzë dhe do bëhem edhe me një tjetër", ka treguar Isai.
Ervin Zyfi dhe partnerja e tij
Ish banori i "Big Brother Albania 9", Ervin Zyfi dhe bashkëshortja e tij po presin fëmijën e tyre të parë. "Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës ishte fëmija. Jo pa qëllim morëm shtëpi me shumë hapësirë, pasi kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë dhe kur të vijë momenti duhet të ishim të përgatitur", ka treguar Ervini për "Panorama plus".
Sara Karaj dhe partneri, Darti Malaj
Blogerja dhe makeup artistja shqiptare, Sara Karaj me datë 4 Maj dha lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo publikoi një video në Instagram me momentet më të bukura pranë partnerit, të titulluar "Për ty". Në fund të videos Sara tregoi ekon e foshnjës dhe një moment ku shfaqej duke përkëdhelur barkun.
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Aktorja Jonida Vokshi e dha lajmin e pritjes së ëmbël para karantinës por megjithatë po e përjeton shtatzëninë në këtë periudhë. Ajo dhe Besniku do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Jonida është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe dyshja mezi po presin të mbajnë në krahë të voglën e tyre. Ato e kanë menduar emrin për vogëlushen por ende nuk e kanë bërë të ditur.
"Vajza do të vijë shumë shpejt dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që është vajzë. Kishim shumë dëshirë të kishim një vajzë dhe Zoti na e plotësoi. Unë dhe Besniku mezi po e presim të vijë në jetë", ka thënë aktorja.
"Xing.al"