Aktualitet, 13 Qershor 2022, 16:37

Vlorë/ E reja rrëzohet nga ballkoni i hotelit, çfarë iu gjet të dashurit në dhomë

XING

Vlorë/ E reja rrëzohet nga ballkoni i hotelit, çfarë iu

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e re ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli ku po qëndronte. Ndërkohë policia njofton se kanë nisur hetimet për K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: abcnews.al