Aktualitet, 22 Qershor 2022, 15:15

Vetëm 27 vjeç, humb jetën modelja që u shpall Miss në 2018-ën

XING

Vetëm 27 vjeç, humb jetën modelja që u shpall Miss në

Ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare modelja e cila u shpall "Miss Brasil 2018", Gleycy Correia. E reja pësoi një hemorragji në tru dhe një atak në zemër pas një operacioni rutinë për heqjen e bajameve.

Vetëm 27 vjeç, humb jetën modelja që u shpall Miss në

Gleycy Correia u nda nga jeta të hënën në një spital në qytetin brazilian të Macaé më shumë se dy muaj pas procedurës së thjeshtë. Trupi i saj është dërguar për autopsi.

“Ajo kishte një operacion për të hequr bajamet e saj [në fund të marsit] dhe pas pesë ditësh në shtëpi, ajo pati një hemorragji,” tha për Mirror prifti i familjes së Correia, Lidiane Alves Oliveira. “Ajo shkoi në [spitalin lokal] Unimed dhe pati një arrest kardiak më 4 prill,” vazhdoi ai.

Vetëm 27 vjeç, humb jetën modelja që u shpall Miss në

“Që atëherë ajo ishte në gjendje kome, pa asnjë aktivitet neurologjik dhe sot ndërroi jetë”, tha prifti me dhimbje.

Abreu deklaroi se prindërit e mbretëreshës së bukurisë besojnë se ka pasur gabim mjekësor gjatë operacionit rutinë të heqjes së bajameve.

Vetëm 27 vjeç, humb jetën modelja që u shpall Miss në