Vetëm 16 vjeç, ndahet nga jeta vajza që dikur u bë meme

Kailia Posey, ylli i konkursit të fëmijëve të "Toddlers & Tiaras", fotografia e së cilës dikur u bë edhe meme virale, është ndarë nga jeta.
Mediat e huaja kanë raportuar se 16-vjeçarja ka kryer vetëvrasje. Lajmin e ka konfirmuar edhe e ëma.
Kaila u gjetur e vdekur në një makinë në një park në Birch Bay, në Uashington.
Familja e Posey tha për TMZ se ajo kishte vrarë veten dhe dha një deklaratë: “Edhe pse ajo ishte një adoleshente e kompletuar me një të ardhme të ndritur përpara saj, për fat të keq në një moment të vrullshëm, ajo mori vendimin e nxituar për t’i dhënë fund jetës. Ajo fitoi kurora dhe trofe të panumërt pasi konkurroi në konkurs. Talenti i saj shumë i mirënjohur e kishte çuar tashmë në oferta pune në turne profesionale dhe së fundmi ishte përzgjedhur për të qenë një nxitëse e tifozëve në shkollën e saj të mesme".
Nëna e Kailas postoi në rrjete sociale një foto të vajzës dhe shkroi: "Nuk kam fjalë. Vogëlushja ime e bukur shkoi. Ju lutem kërkojmë privatësi pas humbjes së Kailas. Vogëlushja ime përgjithmonë".