Aktualitet, 3 Maj 2022, 14:51

'Vend i vogël po me zemër të madhe', Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

XING

'Vend i vogël po me zemër të madhe', Zelensky:

Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është i është drejtuar Parlamentit shqiptar pasditen e së martës me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina. Zelensky uroi shqiptarët për Fitër Bajramin dhe solli në vëmendje mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton.

Ashtu siç u është drejtuar vendeve të tjera të Evropës, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë masa kundër Rusisë. Ai bëri thirrje që të kufizohet tregtia me Rusinë si dhe të mbyllen portat për anijet dhe turistët rusë.

Ndërsa falënderoi vendin për mbështetjen, presidenti i Ukrainës kujtoi që ka vende të mëdha që po bëjnë një impakt të vogël, por ka dhe “vende të vogla në hartë me një zemër të madhe.”

“Ne nuk devijojmë nga kjo luftë. Së bashku jemi të përkushtuar për nje Evropë të bashkuar. Vota juaj do të jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë. Të gjithë në botë po tregojnë karakterin e  tyre. Dikush mund të jetë i vogël në hartë por ka një zemër më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukraina.” 

Burimi: abcnews