Aktualitet, 28 Dhjetor 2022, 17:38

Vdiq nga i ftohti në SHBA, video e frikshme që 22-vjeçarja i dërgoi familjarëve

XING

Vdiq nga i ftohti në SHBA, video e frikshme që 22-vjeçarja i

Anndel Taylor, 22 vjeç, humbi jetën në një stuhi masive që goditi SHBA-në. Ajo i dërgoi një video familjes së saj pak para se të vdiste.

Anndel po kthehej nga puna kur mësohet se kishte ngecur në makinën e saj në dëborë dhe kishte kërkuar ndihmën e shërbimeve të urgjencës.

Ajo bëri videon e fundit pak para mesnatës së 24 Dhjetorit ku shfaqej një fugon i ngecur gjithashtu në dëborë dhe akull. Duke folur në një bisedë në grup, ajo u tha motrave të saj se kishte planifikuar të flinte në makinën e bllokuar dhe nëse ndihma nuk do të vinte, do të përpiqej të shkonte në një vend të sigurt kur të zgjohej.

“Të gjithë ata që u përpoqën të arrinin tek ajo u penguan nga moti i keq. Zjarrfikësja, policia, të gjithë u bllokuan”, tha motra e Anndel. Nëna e saj tregoi se pasi makina u fik, Anndel ngriu.