Aktualitet, 23 Shtator 2022, 16:33

U kap në flagrancë duke marrë para, arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë

XING

U kap në flagrancë duke marrë para, arrestohet mjeku në

Një mjek reanimator në Spitalin e Traumës është arrestuar ditën e sotme. ABC mëson se bëhet fjalë për F.M. Mjeku akuzohet për korrupsion pasi u kap në flagrancë duke marrë para nga një agjent i infiltruar i policisë.

Mësohet se bëhet fjalë për një shumë prej 20.000 lekësh. Arrestimi është bërë nga agjentët e policisë së Tiranës, ndërsa mjeku është shoqëruar në ambientet e policisë.

Burimi: abcnews