Aktualitet, 31 Dhjetor 2022, 00:01

U arrestua në Rumani, Andrew Tate mbante 6 gra të burgosura, i vëzhgonte 24/7

XING

U arrestua në Rumani, Andrew Tate mbante 6 gra të burgosura, i

Influencuesi, Andrew Tate i arrestuar si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe përdhunimin, ka mbajtur gjashtë gra në ‘arrest shtëpie 24/7 si të burgosura’. Zyrtarët thanë se Tate u kërkoi punonjësve të tij të qëndronin pas çdo lëvizje të viktimave të tij, duke i detyruar ato të merrnin pjesë në video pornografike në internet.

“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo”, tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.

Prokurorët pretendojnë se Tate i rekrutoi gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshi ato duke u deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe synimin e tij për t’u martuar. Kjo metodë e tij që njihet si ‘djali i dashuruar’, përdoret shpesh nga kriminelët për të rekrutuar viktimat që vuajnë nga vështirësitë ekonomike duke i joshur me dhurata dhe premtime për një jetë më të mirë jashtë vendit. Gjashtë viktimat u detyruan të merrnin pjesë në video në platformën për të rritur ‘Only Fans’ dhe aplikacionin TikTok. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.

U arrestua në Rumani, Andrew Tate mbante 6 gra të burgosura, i

“Ne kemi informacion – bazuar në atë që ata thanë në mediat sociale – se një nga vajzat ka sjellë deri në 50,000 euro në muaj dhe atyre nuk u është dhënë asnjë para”, tha burimi.

Gratë e mbajtura peng ishin një shtetase amerikane, një moldave dhe katër rumune. Hetuesit rumunë filluan hetimin kur ambasada e SHBA në Bukuresht ngriti alarmin sepse diplomatët zbuluan se një grua amerikane po mbahej në qytet kundër dëshirës së saj. 22-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, kishte arritur të merrte celularin dhe të telefononte të dashurin e saj në SHBA, i cili lajmëroi ambasadën. 

36-vjeçari Tate u arrestua me vëllain e tij Tristan, 34 vjeç, së bashku me asistentet e tyre Georgiana Naghel dhe Luana Radu në vilën e tyre prej 600 mijë paund në kryeqytetin rumun, Bukuresht.