Aktualitet, 17 Nëntor 2022, 23:09

Tronditëse në vendin tonë/ Mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen e mitur: Më kapi për flokësh e më puthi

XING

Tronditëse në vendin tonë/ Mësuesi ngacmon seksualisht

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është mbyllur prej ditësh pasi një nxënëse e klasës së 8 akuzon mësuesin për ngacmim seksual. Vajza ka treguar se ai e ka puthur në buzë me dhunë.

Mësohet se mësuesi ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin se e kanë kërcënuar familjarët e të miturës. Së fundmi, “Fiks Fare” ka publikuar dëshminë e të miturës, e cila tregon se mësuesi e kishte ngacmuar dhe një vit më parë me fjalë, por këtë herë sipas saj mësuesi e puthi me zor.

“Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po mësoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur. Më pas ai më ka ardhur te banka dhe më ka thënë a të të puth pak në buzë? Unë i kam thënë jo largohu, ik te banka jote, mbaj vendin tënd. Më pas më ka kapur prej flokësh dhe më ka tërhequr afër vetes së tij dhe më ka puthur në buzë. Më pas më ka ngritur në këmbë, më ka ngjeshur pas muri, aty unë kam thirrur me të madhe. Më lëshoi se erdhi kushëriri me motrën brenda”, shprehet e mitura.

14 vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël . Bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës.

Nga ana tjetër mësuesi  Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Kështu ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës , Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat. Madje mësuesi pretendon se duke dhënë dorëheqjen dhe duke tërhequr denoncimin këtë gjë e ka mbyllur. Por të kundërtën thotë z.Koçi për gazetarët, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën, gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Çorovodë, e cila tregoi se ka nisur procedurat me portal për zëvendësimin e mësuesit, ndërkohë nuk u përgjigj për situatën me nxënësen, pasi këtë përgjigje kërkonte ta jepte vetëm me shkrim.

Burimi: Top Channel