Aktualitet, 17 Qershor 2022, 11:12

Tragjike në Tiranë, 2 të rinj nxirren të pajetë nga makina e fundosur në rezervuar

XING

Tragjike në Tiranë, 2 të rinj nxirren të pajetë nga

Tragjedi në Tiranë! Dy të rinj janë nxjerrë të pajetë nga rezervuari i Çekrezës në Tiranë pasi mjeti ku udhëtonin ata ishte fundosur aty. Viktimat janë E.M, 22 vjeç, dhe D.Gj, 20 vjeçe. Trupat e tyre të pajetë u nxorrën këtë të premte rreth orës 10:45 nga polumbarët e forcave RENEA.

Alarmin për fundosjen e makinës e ngriti roja i rezervuarit rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që prej atëherë nisi puna për nxjerrjen e mjetit. Por ajo që do të zbulonin polumbarët ishte tronditëse.

Tragjike në Tiranë, 2 të rinj nxirren të pajetë nga

Në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit gjetën 22-vjeçarin dhe 20-vjeçaren të pajetë. Deri më tani mbeten mister shkaqet se si ka rënë mjeti në rezervuar. Po ashtu e paqartë është koha se kur ka rënë makina në ujë.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka qenë aksidendale dhe i riu mund të ketë humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në rezervuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Burimi: tvklan.al