Aktualitet, 10 Qershor 2022, 19:01

Tragjike! Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, ndërron jetë fëmija dy vjeç

XING

Tragjike! Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, ndërron

Një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Nuk dihet ende shkaku, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.