Aktualitet, 2 Gusht 2022, 16:05

Tragjedia në Himarë/ Familja me origjinë nga Tropoja kishte ardhur nga Anglia për pushime

XING

Tragjedia në Himarë/ Familja me origjinë nga Tropoja kishte

Familja e fëmijës 7-vjeçar që u përplas për vdekje nga drejtuesi i skafit në plazhin e Potamit në Himarë jetonte jashtë shtetit. Abc News ka mësuar se familja e fëmijës që humbi jetën në mënyrë tragjike kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se familja është me origjinë nga Tropoja, ndërkohë fëmija ka lindur dhe është rritur në Britani.

Drejtuesi i skafit A.T ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf. Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.