Aktualitet, 5 Nëntor 2022, 14:50

Tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri me 7 persona, mes viktimave 2 fëmijë

XING

Tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri me 7 persona, mes viktimave 2

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali. Një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme, është rrëzuar. Mediat italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër. Helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë. Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.