Aktualitet, 2 Gusht 2022, 16:00

Tragjedi në Himarë, skafi përplas për vdekje fëmijën 5 vjeç

XING

Tragjedi në Himarë, skafi përplas për vdekje

Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. 

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale A.T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është vënë në prangat e Policisë.