Aktualitet, 8 Nëntor 2022, 12:24

'Tironsit nuk janë të suksesshëm', plas debati në studio, gazetari: Të gjithë të pasurit janë të ardhur

XING

'Tironsit nuk janë të suksesshëm', plas debati në

“Të ardhurit në Tiranë”, ishte tema në "Trotuar", që solli mjaft debate në studio. Për gazetarin Ronaldo Sharka të ardhurit në kryeqytet janë më të suksseshëm se 'tironsit'.

Sipas Ronaldos personat e medias, politikanët apo dhe biznesmenët, 90% e tyre nuk janë nga Tirana, por janë të ardhur në kryeqytet.

“Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të gjithë njerëzit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha ai.

'Tironsit nuk janë të suksesshëm', plas debati në

Deklarata e gazetarit shkaktoi reagime në studio nga të ftuarit që nuk ishin dakort.