Aktualitet, 15 Maj 2023, 09:22

Thyhet bastioni historik i PD, Shkodrën po e merr PS-ja

XING

Thyhet bastioni historik i PD, Shkodrën po e merr PS-ja

Bastioni historik i PD-së, Shkodra, duket se po thyhet. Nga rezultatet e deritanishme, nga numërimi i 95 kutive të para nga 247 në bashkinë e Shkodrës, kryeson kandidati i PS-së, Benet Beci.

Beci ka marrë deri më tani 60.13% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë ka marrë 39.87%.

Puka është bashkia e vetme në qarkun e Shkodrës që ka siguruar dhe fitoren e parë deri më tani për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Rroc Dodaj me 58.13 %, ndaj kandidati socialist Gjon Gjonaj me 41.87 %.