Aktualitet, 19 Shtator 2022, 12:59

Studentet kërkojnë mbështetje 100 Euro, dorëzojnë peticionin me 6 mijë firma në Kryeministri

XING

Studentet kërkojnë mbështetje 100 Euro, dorëzojnë

Mbi 6 mijë studentë kanë firmosur online një peticion ku kërkojnë mbështetje 100 Euro në muaj nga qeveria për të përballur rritjen e çmimeve.

“Një kërkesë që është minimale që qeveria duhet ta bëjë për studentët, të paktën ti ribursojë më 100 Euro në muaj. Është diçka që qeveria mund ta bëjë sepse mundësitë i ka, kështu që nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet.”

“Është një nismë për t’i tërhequr vëmendjen kryeministrit se në çfarë situata ndodhemi ne. Është një nisme ligjore, nuk është një nismë protestuese”, kanë thënë studentët.

Sipas studentëve, situata ekonomike e tyre dhe e familjeve është e rënduar, ndërkohë që një rritje të madhe që i rëndon edhe më shumë buxhetet e tyre janë qiratë e shtëpive.

“Ky vit po bëhet akoma më problematik me rritjen e çmimeve të apartamenteve, me rritjen e çmimeve që studentët kanë akses në vendet shkollore”.

Pak ditë më parë edhe pedagogët zhvilluan një protestë një orëshe ku kanë kërkuar rritjen e pagave të stafeve akademike, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse nuk ka reagim nga qeveria do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik më 17 Tetor.

Burimi: tvklan.al