13 Maj 2022, 20:45

Spanja lejon tre ditë pushim për gratë me dhimbje menstruacionesh

XING

Spanja lejon tre ditë pushim për gratë me dhimbje menstruacionesh

Javën e ardhshme Spanja do të miratojë një plan reformash për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale. Ato do të lejohen të marrin tre ditë pushim nga puna çdo muaj. 

“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një paaftësi e përkohshme për punë, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi,” tha Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë për gazetën El Periodico.