Aktualitet, 20 Janar 2023, 13:36

Shqipëria me kampione bote në ski, Laura Colturi rrëmben vendin e parë

XING

Shqipëria me kampione bote në ski, Laura Colturi rrëmben vendin e

Skiatorja Laura Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka zënë vendin e parë në eventin për garën e Kupës së Botës në ski të mbajtur në Sant’Anton të Austrisë. Ajo ka marrë titullin e lartë të kampiones së botës për të reja.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Laurën dhe për Shqipërinë, ku tashmë vendi ynë përfaqësohet me një kampione bote në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.

Një ditë më parë, Laura u rendit e katërta në kategorinë “Down Hill”, ndërsa të shtunën, skiatorja shqiptare do të zhvillojë garën e fundt të kategorisë “Giant Slalom”.

Burimi "ABC News"