28 Nëntor 2022, 09:30

Shqipëria feston 110 vjetorin e Pavarësisë, Rama e nis ditën me urimin special krah Dua Lipës

XING

Shqipëria feston 110 vjetorin e Pavarësisë, Rama e nis ditën

Sot shqiptarët kudo ndodhen festojnë 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të shënuar me një urim special.

Ai ka publikuar disa foto krah Dua Lipës, të cilën e konsideron anëtaren më të re të Shqipërisë, duke i uruar të gjithë shqiptarët.

"MIRËMËNGJES

dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej", ka shkruar Rama.

Mbrëmjen e sotme Dua pritet të performojë në sheshin Skënderbej.