Aktualitet, 10 Qershor 2022, 22:42

Shqipëria bën lojën por Izraeli merr tre pikët

XING

Shqipëria bën lojën por Izraeli merr tre pikët

Shqipëria nuk ka rritur të fitojë ndaj Izraelit në “Air Stadium” me rezultatin 1-2. Miqtë arritën të përmbysnin rezultatin pas avantazhit të Brojës.

Shqipëria ka realizuar një pjesë të parë të mrekullueshme, ku i gjithë ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm me performancën e tyre. Në pjesën e parë Armando Broja dërgoi topin në rrjetë duke bërë tifozët të shpërthejnë nga gëzimi.

Por pjesa e dytë ishte ndryshe nga aspekti i rezultatit. Në minutën e 57-të ishte Solomon i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

Shqipëria filloi të tentonte disa herë të kalonte në avantazh, por Izraeli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të me anë të Solomon përsëri.

Çekiçi tentoi nga jashtë zone të barazonte por topi kaloi mbi traun e portës. Më pas pranë fundit Hysaj shënoi por VAR anuloi golin.

Kombëtarja jonë renditet e fundit në grupin B në kuotën e 1 pikëve.

Burimi: abc