Aktualitet, 22 Maj 2023, 17:23

Shpërthen vullkani Etna në Itali, ndalohen fluturime për shkak të hirit

XING

Shpërthen vullkani Etna në Itali, ndalohen fluturime për shkak

Vullkani më aktiv i Evropës ka shpërthyer dhe fluturimet janë anuluar pasi hiri po derdhet në aeroport. Avionët u ndaluan dhe një aeroport u mbyll mbrëmë pas shpërthimit. Vullkani më aktiv i Evropës shpërndau një re të madhe të errët në qiell të dielën, duke hedhur hi në Catania, qyteti më i madh i Siçilisë lindore dhe duke detyruar një pezullim të fluturimeve në aeroportin e qytetit.

Shpërthen vullkani Etna në Itali, ndalohen fluturime për shkak

Nuk është raportuar për të lënduar pas shpërthimit, i cili shkaktoi një shtëllungë të madhe lëngu të shkrirë që dilte nga mali. Hiri u pa duke rënë si shi dhe duke mbuluar makinat pranë vullkanit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Italisë tha se hiri kishte rënë në Catania një qytet në shpatet e banuara të malit Etna.

Shpërthen vullkani Etna në Itali, ndalohen fluturime për shkak

Njerëzit në qytetet Adrano dhe Biancavilla raportuan se kishin dëgjuar zhurma të forta që dilnin nga vullkani të dielën, tha agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Shpërthen vullkani Etna në Itali, ndalohen fluturime për shkak

Tabelat e nisjes nga aeroporti i Catania tregojnë se shumë nga fluturimet që do të mbërrinin këtë mëngjes u anuluan ose u devijuan në aeroportin Comiso. Deri në orën 8 të mëngjesit, disa fluturime po arrinin në pistën e aeroportit, megjithëse shumica u vonuan shumë.

Burimi: Top Channel