Aktualitet, 20 Shtator 2022, 17:22

Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

XING

Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin ditën e

Ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Sipas SHMU në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.