6 March 2024, 23:35

Sherri mbretëror/ Policia e Tiranës: Nuk e nxorrëm ne videon

XING

Sherri mbretëror/ Policia e Tiranës: Nuk e nxorrëm ne videon

Policia e Tiranës deklaron se video e sherrit mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës nuk doli prej tyre.

Policia e Tiranës njofton se pamjet filmike janë sekuestruar dhe më pas ju referuan Prokurorisë së Tiranës.

“Në lidhje me nje reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.