Aktualitet, 9 Qershor 2022, 18:46

Shënohet një viktimë nga rrufeja, kaos në rrugët e Tiranës

XING

Shënohet një viktimë nga rrufeja, kaos në rrugët e

Si pasojë e motit të keq, thuajse në të gjitha rrugët e Tiranës ka kaos për shkak të trafikut të madh të krijuar. Ndërkohë edhe lumi i Lanës tashmë është bërë njësh me asfaltin, duke sjellë në këtë mënyrë një kaos në rrugë por edhe probleme me energjinë elektrike pasi OSHEE ka ulur automatët në 3 fidera, në mënyrë që të mos ketë probleme apo edhe incidente në banesat e qytetarëve.

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu në Tiranë, kanë sjellë ndërprerje të energjie elektrike në disa lagje të kryeqytetit.

Ndërkohë policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të fikin dritat, për shkak se mund të ketë pasoja nga shkarkesat elektrike, por dhe luhatjet e tensionit.

E njëjta situatë është gjendja edhe në qytetet e tjera.

Ndërkohë që në disa akse rrugore si në Malësinë e Madhe, në Librazhd, Shëngjin apo dhe në jug të vendit uji ka dalë mbi asfalt duke e vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimin e mjeteve. Një tjetër rrezik për qytetarët janë edhe shkarkesat e elektrike.

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Malësinë e Madhe një banor, për shkak të rrufesë, pasi ka marrë djegie të shumta në trup.

Burimi: abcnews