Aktualitet, 16 Korrik 2022, 20:32

Shefi i pediatrisë: Çdo javë rezultojnë 25 fëmijë me Covid-19 në Berat

XING

Shefi i pediatrisë: Çdo javë rezultojnë 25

Çdo javë në Berat rezultojnë rreth 25 fëmijë të prekur nga Covid. Shefi i shërbimit të pediatrisë në Spitalin rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku thotë se çdo ditë viziton mbi 60 vogëlushë. Ndërsa tre fëmijë nga mosha 0-4 muajsh kanë shfaqur komplikacione dhe janë detyruar të nisen me urgjencë drejtë Tiranës.

“Ka pasur një ecuri në rritje të numrit të rasteve me Covid-19 por rritja e numrit të rasteve nuk duhet të rrisë alarmin por duhet të na bëjë të kujdesshëm dhe ti ndjekim raste në shtëpi. Çdo ditë regjistrohen nga 3 raste të reja fëmijësh të prekur nga Coronavirusi por fatmirësisht graviteti i sëmundjes nuk ka qenë i lartë. Rastet e fëmijëve të prekur nga Covid-19 po trajtohen në shtëpi, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me mjekun për ecurinë e virusit. Tre fëmijë të moshave 0-4 muajsh kanë qenë në gjendje të agravuar dhe me probleme respirative dhe janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Rastet kanë qenë të shumta, në rritje nga dita në ditë por forma që po paraqet Covidi nuk ka shenja të rënda. Aktivizimi i virusit tek fëmijët në këtë stinë lidhet me lëvizjet e njerëzve drejt plazheve dhe takimet e tyre me emigrantët (familjarët) e ardhur nga jashtë apo turistët. Numri i vizitave shkon deri në 60 vizita në ditë, ndërkohë që gjatë fundjavës arrin edhe deri në 100 fëmijë", ka thënë Kumaraku.

Burimi: Abc News