Sazan Guri habit me këshillën: Lajini dhëmbët me gisht

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua kujdesi që kanë shqiptarët për dhëmbët. Një studim i fundit i OBSH-së tregonte se 1 në 3 shqiptarë mbi moshën 60 vjeç nuk kanë dhëmbë, një e dhënë alarmuese për vendin tonë.
Të ftuarit në studio “fajësuan” kushtet e vështira dhe eksperiencën e pamjaftueshme të stomatologëve vite më parë, që më lehtë e kishin të shkulnin dhëmbët sesa të realizonin mbushje të tyre. Thënë këtë, Sazan Guri tregoi sesi aksidentalisht i kishin hequr 3-4 dhëmballë që s’duheshin hequr. Më tej ai sugjeroi që dhëmbët të lahen me gisht dhe jo më furçë, pasi kjo e fundit pastron vetëm 20 përqind të papastërtive.
“Furça vetëm 20 përqind pastron, ndërsa 80 përqind pastrohet më mire duke bere masazh me gisht”, tha ai, ndërkohë që kjo deklaratë u prit me të qeshura në studio.