Aktualitet, 16 Maj 2022, 14:00

Rrogë e ulët dhe jetë luksi/ Rama paralajmëron: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

XING

Rrogë e ulët dhe jetë luksi/ Rama paralajmëron: Do

Gjatë një konference në kuadër ecurisë së punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisma ligjore për ata që kanë rrogë të ulët dhe bëjnë jetë luksoze.

“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze", tha Rama dhe shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal. Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%.

“Nuk mund të deklarosh të ardhura kaq. Dhe të shikosh e të kesh shtëpia e makina që nuk mund të bëhen kurrë me ato të ardhura. Edhe në këshillin kombëtar për evazionin fiskal ishte i lartë. Do e kthejmë në masa ligjore", deklaroi kryeministri.