Aktualitet, 12 Nëntor 2022, 00:30

Rreshje shiu dhe borë, çfarë ndodh me motin në fundjavë

XING

Rreshje shiu dhe borë, çfarë ndodh me motin në

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herë pas herëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit.

Sipas SHMU në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.  Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.