Ronaldo firmos për Al-Nassr dhe bëhet futbollisti më i paguar në botë

XING
Tani është zyrtare edhe nga klubi suadit: Cristiano Ronaldo është lojtar i Al-Nassr. “Ylli” portugez ka firmosur për dy sezone e gjysmë me këtë klub, pra deri në vitin 2030, si ambasador i projektit ambicioz të Arabisë Saudite për të organizuar një Kupë Botërore.
Shifra totale që do të përfitojë portugezi është mbi 200 milionë euro, çka e bën atë futbollistin më të paguar në botë.