20 March 2024, 15:26

Rikthehet ‘I love my Business’, trajnimi që NUK duhet humbur!

XING

Rikthehet ‘I love my Business’, trajnimi që NUK duhet humbur!

Pas suksesit të një viti më parë me 2000 pjesëmarrës, “I love my Business” nga Ermal Mamaqi do të rikthehet në Tiranë më 27 prill, një datë që duhet ta mbani shënim dhe një trajnim që kurrsesi nuk duhet humbur.

Arsyet janë pikërisht benefitet që do të merrni nga ky trajnim e që do t’ju vlejnë gjithë jetën.

Nga ky trajnim do të mësoni se si të performoni më mirë në rolin që keni në biznes, por edhe si si të ndërlidheni më efektivisht me të gjithë strukturat e tjera brenda biznesit.

Në trajnim do të identifikoni mendimet që nuk po ju lënë të arrini synimet që keni dhe do të mësoni rreth mënyrës se si mund t’i largoni njëherë e përgjithmonë nga jeta juaj këto mendime.

Në “I love my Business”, përmes pyetjeve dhe ushtrimeve, do të arrini të kuptoni se cili është misioni juaj i vërtetë.

Në këtë trajnim do zbaviteni e do qeshni me historitë e treguara, por edhe do emocionoheni nga historitë prekëse të trajnerit Ermal Mamaqi dhe emrave të tjerë të mëdhenj që kanë bërë histori.

Në mbyllje të eventit, do të ndiheni gati për veprim! “I love my Business” është zgjedhja për të cilën nuk do të pendoheni kurrë!

Bëhuni pjesë e trajnimit për zhvillimin personal dhe karrierën që do të transformojë rrënjësisht jetën tuaj: Regjistrohu këtu