Aktualitet, 14 Nëntor 2022, 17:17

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, 'surprizat' që na presin me motin ditën e martë

XING

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, 'surprizat' që na

Ditën e martë në vend do të ndikojnë masat ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Sipas SHMU gjatë ditës, do të jenë të pranishme reshjet e shiut me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë dhe lokalisht mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 7 deri 16°C; në zona e ulëta  10 deri 22°C; në zona bregdetare 11 deri 20°C.

Burimi: Abc News